Bujar Spahiu 26th May 2024

Më trishtoi pa masë lajmi për ndarjen nga kjo jetë e ish Ambasadorit të Gjermanisë në Tiranë Peter Zingraf. Në emrin tim dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet më të përzemërta familjes së tij, Ambasadës Gjermane në Tiranë, shtetit të Gjermanisë dhe të gjithë atyre që e njohën e punuan me z. Zingraf. Kam patur nderin ta njoh dhe të bashkëpunoj personalisht me z. Zingraf. Ai ishte më shumë se një diplomat, ishte një bashkëpunëtor i shkëlqyer, një intelektual, një mik i çmuar, një njeri i dashur dhe shumë miqësor. Mirënjohje pa fund për kontributin e çmuar në Shqipëri.